Mbledhja GAK “online”, Osmani: Proces i fuqishëm zgjerimi, për të ardhmen e BE-së

01.12.2020 18:09

E ardhmja e Evropës nuk mund të paramendohet pa integrimin e...

E ardhmja e Evropës nuk mund të paramendohet pa integrimin  e plotë të rajonit në BE, tha minsitri Osmani në takimin joformal online  të Këshillin për punë të përgjithshme-GAK.

Në fjalimin e tij, Osmani ju  bërë me dije ministrit  gjerman Rot udhëheqës i takimit, minstitrave të jashtëm të vendeve të BE-së dhe atyre të Ballkanit  se procesi i zgjerimit duhet të jetë fuqishëm i përfshirë në debatin për të ardhmen e Evropës.

Orientimi strategjik i Maqedonisë së Veriut është prespektiva evropiane, duke kontribuar në këtë mënyrë pozitivisht edhe  në evropianizimin e të gjithë rajonit.

“Kur flasim për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë së Veriut- së pari mendojmë për gjeneratat e reja të cilët kanë të drejtë për jetë më të mirë dhe kushte dinjitoze që të veprojnë në vendin e tyre. Ardhmëria evropiane është reçeta  e vetme për prevenimin e tendencave retrograde politike të Ballkanit- përgjigjja e vetme ndaj sfidave për pajtim dhe ndërtim të stabilitetit dhe prosperitetit”, theksoi Bujar Osmani.

Raportet mes Shkupit e Sofjes, Buçkovski, përfaqësues special në Bullgari

Ndërkohë, për të përshpëjtuar procesin eurointegrues të vendit që tashmë po bllokohet nga Bullgaria, qeveria ka emëruar Ish kryeministrin dhe ish udhëheqësin e LSDM-së, Vllado Buçkovski përfaqësues special  në Bullgari.

Sipas informatave qeveritare, mandati i tij do të jetë njëvjeçarë  me mision të riafirmojë raportet mes Shkupit dhe Sofjes. Ndërkaq vendimi i Qeverisë për emërimin e Buçkovskit në këtë funksion është komentuar nga opozita maqedonase.

VMRO- DPMNE thotë se Zaev me këtë potezë po mundohet të gjejë një viktimë për t'ia faturuar dështimet politike. Kërkojnë sërish nga kryeministri Zaev të sqarohet se për çka në fakt po bisedon fshehurazi me Sofjen?! (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)