“Covid 19”, 29 të vdekur, 1069 pozitiv, 1242 të shëruar

01.12.2020 19:40

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3012  testime të bëra ka regjistruar 1069  raste të reja të të infektuarve, ku jetën kanë humbur 29  persona, derisa janë shëruar 1242  pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 489 pacientë, i pasuar nga Prilepi me 81, Kumanova 60, Gostivari dhe Shtipi me 42, Kavadari 37, Tetova, Struga dhe Velesi 36 dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.

Betejën me Covid 19 e kanë humbur 29 pacientë, prej të cilëve 7 nga Shkupi, 4 nga Gostivari dhe Prilepi, 3 nga Kumanova dhe Gjevgjelia, 2 në Strumicë dhe Manastir dhe nga 1 pacient në Tetovë, Radovish dhe Negotinë. Që të gjithë jetën e kanë humbur në kushte spitalore.

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 62945, prej tyre  janë shëruar  40188,  kanë humbur jetën  1792, teksa numri i rasteve aktive shënon 20965. (Flutura Latifi, TVM2)