Maqedoni
Parashikimi i motit
02.12.2020 09:06
Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme...

Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të përkohshme të diellit. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit përkohësisht me erë të përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri 1 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 4 deri 11 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Pritet që temperaturat ditore të shënojnë rritje.
