Botë

Shpërthim i fuqishëm në Irlandën e Veriut/ Banorët evakuohen, një i plagosur

02.12.2020 12:49

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Irlandën e Veriut mbrëmjen e djeshme...

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Irlandën e Veriut mbrëmjen e djeshme, ku një person është plagosur e banorët janë evakuuar.
 
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Irlandën e Veriut mbrëmjen e djeshme, ku  një person është plagosur e banorët janë evakuuar.
 
Sipas Mirror, shtëpitë në zonën Enniskeen të Craigavon, County Armagh, janë evakuuar dhe një person po trajtohet në spital pas dëmtimeve në duar dhe krahët e tij.
 
Disa prej banorëve u zhvendosën në një kishë aty pranë, ndërsa e gjithë zona është duke u kontrolluar.
 
“Një numër shtëpish në zonë janë evakuuar. Kuptohet që një pajisje ka shpërthyer pjesërisht. Një burrë është dërguar në spital për trajtimin e lëndimeve të duarve dhe gjoksit. Nuk ka detaje të tjera në këtë fazë”, tha një zëdhënës i PSNI.
 
Ekspertët e asgjësimit të bombave të Ushtrisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
 
Pas incidentit, Këshilltari i SDLP Thomas Larkham tha: “Pas një incidenti ku një pajisje duket se ka shpërthyer pjesërisht këtë mbrëmje, banorët në zonën Enniskeen të Craigavon ​​janë evakuuar në një kishë aty pranë. Rrethanat e incidentit janë ende të paqarta por oficerët teknikë të ushtrisë janë në vend dhe policia ka ngritur një kordon për sigurinë e komunitetit lokal.”/Top Channel