Maqedoni

Qeveria, vazhdimi i gjendjes së krizës deri më 30 qershor 2021

02.12.2020 15:51

Qeveria do të dorëzojë në Kuvend propozim për zgjatjen e gjendjes së krizës...

Qeveria do të dorëzojë në Kuvend propozim për zgjatjen e gjendjes së krizës, pasi këtë e kërkoi një ditë më parë Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Kriza. Në seancën e 25 Qeveria miratoi propozim-vendimin që gjendja e krizës që do t’i propozohet Kuvendit të zgjas deri më 30 qershor të vitit 2021.
 
“Qeveria miratoi propozimin e Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhim me Kriza dhe e përcaktoi tekstin e Propozim-vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”,- tha zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
 
Pas propozimit të Komisioni për Sëmundje Infektive, shërbimet për varrimin e personave me Covid 19 obligohen që të respektohen protokollet për parandalim të sigurt të përhapjen e Kovid-19, por jo detyrimisht viktimat duhet të jenë të mbyllura në arkivol metalik. 
 
“Sipas Protokollit, nuk është rregulluar ligjërisht që trajtimi i trupit të një personi të vdekur i cili ka vdekur nga sëmundja ngjitëse COVID-19, të bëhet në arkivol metalik të mbyllur. Njëherit, me këtë konkluzë Qeveria deklaron se përgatitja, mbështjellja, transporti dhe varrosja e një trupi të vdekur që ka vdekur nga sëmundja infektive COVID-19 nuk është konfirmuar të bëhet në arkivol metalik të mbyllur as në Rregulloren për kushtet dhe mënyrën e varrimit, gërmimit dhe dërgesën e një personi të vdekur.”,- theksoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
 
Në seancën e njëjtë, Qeveria gjithashtu e pranoi mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse që qendrat e skijimit mund të punojnë në përputhje me protokollin e caktuar me masa preventive në kushte të pandemisë nga Covid-19, duke pasur parasysh se qendrat e skijimit nuk disponojnë me gondola të mbyllura në teleferikët.
 
ZEKIRJA MEXHITI