Maqedoni

OJQ: 15% e familjeve kanë anëtarë që i nevojitet kujdes

02.12.2020 16:50

15% e familjeve në Maqedoninë e Veriut kanë një anëtar të familjes i cili ka nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme.....

15% e familjeve në Maqedoninë e Veriut kanë një anëtar të familjes i cili ka nevojë për kujdes dhe vëmendje të vazhdueshme. Ndërsa 73% janë gratë që kujdesen për anëtarët në nevojë. 40% e grave nuk mund të punojnë me një orar të shkurtuar, sepse në shtëpi ka një njëri që ka nevojë për atë, ka konstatuar një hulumtim i organizatave joqeveritare. Organizatat joqeveritare thonë se ndihma që ofron shteti për kujdesin prej rreth 4,000 denarësh është shumë e vogël, pasi një familje për një person në nevojë shpenzon mbi 7 mijë denarë në muaj vetëm për barna dhe mjekime. 
 
“Kërkojmë që të rriten pagat financiare për kujdesin e palës së tretë në shumën e pagës minimale dhe me ketë familjet do të ju mundësohet që të angazhojnë një person që të kujdeset për personin në nevojë. Ne qofte se burri apo gruaja janë të papunë dhe vendosin që vetë të kujdesen për anëtarin e familjes atëherë shteti duhet të t’i paguan edhe kontributet e tyre.”,- theksoi Jane Veleski nga Shoqata për Emancipim.
 
Llazhovska: 30 vite, 24 orë kujdesem për nënën
 
Marija Llazhovska është një rast konkret i kujdesit prej 24 orësh për nënën për 30 vite me radhë. 
 
“Kujdesem për nënën, por është shumë e vështirë tani pak më ndihmon edhe bashkëshorti. Është shumë vështirë që t’u jepet grave diçka, sepse me të vërtetë ka shumë punë. Unë 30 vite kujdesem për nënën time tani situata me shëndetin i është rënduar më shumë ku dhe është verbuar.”,- u shpreh Marija Llazhovska.
 
Vlera e punës së papaguar e kujdesit vlerësohet në mbi 260,000 denarë në vit për ofruesin e kujdesit, theksojnë OJQ-të, të cilat me kërkesat e lartpërmendura e kanë njoftuar edhe Qeverinë. 
 
REJHANE BUSHI METAJ