Gostivar, 10 vjetori i themelimit të Qendrës për Konservim
Për një dekadë të tërë, Institucioni Nacional “Qendra për Konservim” në Gostivar është kujdesur...

Për një dekadë të tërë, Institucioni Nacional “Qendra për Konservim” në Gostivar është kujdesur që të restaurojë dhe tua kthejë shkëlqimin e vjetër atyre objekteve që i kanë bërë ballë kohës dhe që shënojnë historinë e qytetit dhe më gjerë.
Për të shënuar sukseset dhe projektet e realizuara, kjo qendër, sot, në mënyre simbolike, me pjesëmarrje të të punësuarve dhe mediave, shënoi 10 vjetorin e themelimit të saj.
Për rëndësinë e kësaj qendre për regjionin e Gostivarit, fjalë rasti mbajti zëvendësministri në Ministrinë e Kulturës, Sedat Sulejmani.
Në fund të këtij manifestimi solemn u ndanë mirënjohje e plaketa për gazetarët që kanë përkrahur punën e këtij institucioni nacional dhe për drejtorët e deritashëm të kësaj qendre.
LULZIM HAZIRI
