Botë
Kovid 19, në Shqipëri 17 të vdekur
02.12.2020 18:14
Ulen lehtë infektimet në Shqipëri, ndërsa vdekjet vijojnë të mbeten në nivele të larta...
705 raste të reja dhe 17 humbje jete janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, shumica prej të cilave në Tiranë.
Nisur nga këto shifra të larta, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të shtyjë pa afat masat kufizuese të vendosura dy javë më parë.
Sa i përket një mbylljeje të plotë të vendit, Komiteti i Ekspertëve e përjashtoi në kushtet aktuale, duke thënë se masat do të rivlerësohen sipas ecurisë së infeksionit.
LULJETA NDOKA
