Rusia kundër vazhdimit të misionit paqësor të BE-së në BeH

12.11.2014 10:35

Rusia sot refuzoi ta mbështesë vazhdimin e misionit paqësor të Bashkmit Evropian në Bosnjë e Hercegovinë dhe u abstenua nga votimi, ndërsa vendet e tjera anëtare të KS-së së KB-së votuan për vazhdim njëvjeçar........

Rusia qëndrimin e sqaroi me atë se qytetarët e BeH-së nuk duhet të shtyhen drejt Bashkimit Evropian.

Misioni paqësor i EUFOR-it ka për qëllim qetësimin e tensioneve që janë të pranishëm pas përfundimit të luftës civile të vitit 1992-95 në BeH.

Përfaqësuesi i lartë i KB-së për Bosnjën e Hercegovinën Valentin Incko në mënyrë të hapur foli për nevojën që të ndryshohet "raundi magjepës i politikës së frikshme" dhe i paralajmëroi të gjithë që angazhohen për shkëputje se kufijtë nuk do të ndryshojnë.