Maqedoni
Kovid 19: 33 të vdekur 946 të infektuar 789 të shëruar
02.12.2020 21:04
Virusi korona u ka marr jetën edhe 33 personave në vend, 9 prej të cilëve nga Shkupi...

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 946 raste të reja me kovid 19 nga 2564 persona të testuar. Instituti i shëndetit publik ka njoftuar edhe për 789 të shëruar, ndërsa jetën e kanë humbur edhe 33 persona.
Nëntë nga të vdekurit janë nga Shkupi, gjashtë nga Prilepi, katër nga Struga, dy nga Berova dhe nga një në Kumanovë, Shtip, Tetovë, Veles, Manastir, Gostivar, Gjevgjeli, Strumicë, Kriva pallankë, Probishtip, Kratovë dhe një i vdekur në Kërçovë.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 63890, prej të cilëve 40977 janë shëruar, 1825, kanë vdekur, ndërsa 21088 persona vazhdojnë të jenë të infektuar.
