Maqedoni
Parashikimi i motit
03.12.2020 09:01
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, sidomos në pjesën perëndimore. Do të fryejë erë mesatare, përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar juglindore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 5 deri 11 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm ku temperatura minimale do të jetë 2 gradë Celsius ndërsa ajo maksimale 7 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme pritet të vazhdojnë reshjet e shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte edhe për reshje të borës. Temperaturat do të arrijnë deri 9 gradë celcius.
