Në Mjanmar filloi samiti i ASEAN
Liderët e vendeve të Azisë juglindore sot u mblodhën në kryeqytetin e Mianmarit, Najpidau, në takim me kreun e ASEAN, në të cilën pritet fokusi i bisedave të vendoset ndaj lidhjeve ekonomike dhe kontesteve rajonale territoriale, kumtoi DPA......

Vërtetimi i dispozitave përfundimtare për krijimin e bashkësisë ekonomike të ASEAN deri në fund të vitit 2015, gjithashtu do të jetë në rendin e ditës nga konferenca dyditore.
Analistët presin në takim të shqyrtohen edhe kontestet mes disa vendeve nga blloku rajonal dhe Kina në Detin Jugor kinez, luftën kundër Shtetit Islamik në Lindjen e Afërt dhe epideminë e ebolës.
Në hapjen e forumit presidenti i Mjanmarit, Tein Sein, kumtoi se në fund të takimit do të sillet deklaratë me të ardhmen e ASEAN pas vitit 2015, transmetoi TASS.
Në fund të vitit të ardhshëm duhet të fillojë me punë tregu i përbashkët aziatik dhe të sillet sistemi për çertifikatë personale të produkteve të prodhuara në vendet e ASEAN, si dhe Unioni i vetëm doganor, plotësoi TASS. Njëkohësisht, me atë do të krijohet bashkësi e vetme politike dhe bashkësi siguruese dhe bashkësi e vetme sociale-kulturore.
Samiti i ASEAN sot do të kalojë me takime mes presidentëve dhe kryeministrave të vendeve nga Azia Juglindore, ndërsa nesër në takim do të përfshihen edhe liderët e Kinës, Indisë, Koresë Jugore dhe Tajlandës, potencojnë mediat amerikane.
Në samit do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Barak Obama, dhe kryeministri rus Dmitrij Medvedev.
