Botë

SHBA regjistroi 2700 viktima të tjera nga pandemia, rriten të infektuarit

03.12.2020 10:25

Nuk ka të ndaluar bilanci negativ si pasojë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Nuk ka të ndaluar bilanci negativ si pasojë e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Vala e dytë e pandemisë, ashtu siç pritej, vijon të shënojë rritje të numrit të të infektuarve dhe viktimave në nivele rekord.
 
Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të fundit në SHBA u regjistruan mbi 2700 viktima dhe 180 mijë të infektuar të rinj.
 
SHBA është në krye të vendeve më të goditura nga virusi vdekjeprurës me rreth 14 milionë persona të infektuar dhe 273 mijë viktima.