Maqedoni
Në takimin ministror në Tiranë, shqyrtohet Kandidatura e RMV-së për kryesimin e OSBE-së
03.12.2020 11:01
Në Këshillin vjetor ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)...

Në Këshillin vjetor ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili mbahet sot dhe nesër në Tiranë, duhet të shqyrtohet kandidatura e Maqedonisë së Veriut për të kryesuar organizatën në vitin 2023.
Kandidatura propozohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë të Veriut dhe me vendim të Qeverisë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, paralajmëroi në nëntor se i ka dërguar letër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesit aktual të OSBE-së, i cili zyrtarisht do ta vendoste kandidaturën në agjendën e takimit të dhjetorit të Organizatës.
Këtë vit, Maqedonia e Veriut e shënoi 25 vjetorin e anëtarësimit në OSBE dhe kjo është kandidatura e parë për kryesim të organizatës.
Në Këshillin vjetor ministror të OSBE-së në Tiranë, vendet anëtare pritet të arrijnë marrëveshje mbi zgjedhjen e disa pozicioneve kryesore në organizatën më të madhe rajonale të sigurisë.
