Maqedoni

Tema, Goce Dellçev, takimi i historianëve maqedonas dhe bullgarë

03.12.2020 11:31

Përmbajtja në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut pas historisë mesjetare dhe në periudhën e hershme osmane....

Përmbajtja në librat shkollorë në Maqedoninë e Veriut pas historisë mesjetare dhe në periudhën e hershme osmane do të jetë temë në takimin e 11-të të Komisionit të përzier maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, i cili mbahet sot dhe nesër. 
 
Temë e bisedës do të jetë edhe festimi eventual i përbashkët I heroit  Goce Dellçev, ndërsa takimi do të mbahet onlajn për shkak të situatës me Kovid-19, informojnë nga Komisioni. Një ditë para takimit bashkëkryesuesit e Komisionit, Dragi Gjorgiev nga Maqedonia e Veriut dhe Angel Dimitrov nga Bullgaria dolën me qëndrime të ndryshme për ngjarjet në relacionin Shkup-Sofje.