LeBron nuk ndalet, 85 milionë dollarë për rinovimin me Lakers
03.12.2020 11:48
Ylli i NBA, LeBron James, ka rënë dakord për të rinovuar edhe për 2 vite me Los Anxhelos Lakers....

Ylli i NBA, LeBron James, ka rënë dakord për të rinovuar edhe për 2 vite me Los Anxhelos Lakers, periudhë në të cilën do të përfitojë 85 milionë dollarë. Vendimin e basketbollistit e konfirmoi agjenti i tij Rich Paul për ESPN dhe media të tjera amerikane.
James, i cili mbush 36 vjeç këtë muaj, shënoi mesatarisht 25,3 pikë sezonin e kaluar dhe dha 10,2 asist për ndeshje. Kur kontrata të përfundojë, ai do të jetë 38 vjeç dhe do të ketë luajtur për 20 sezone në NBA.
Ai luajti 11 sezone me Cleveland Cavaliers në dy periudha të ndryshme, dhe 4 vite me Miami Heat. Në fund, do të ketë zhvilluar 5 sezone me Lakers. Në total, nga karriera e tij në parket, LeBron, i cili konsiderohet si një ndër basketbollistët më të mirë të historisë, do të ketë fituar 435 milionë dollarë vetëm nga rrogat.
Rinovimi mund t’i japë mundësinë që të bëhet edhe pikëshënuesi më i mirë në historinë e NBA. Momentalisht, ai është i treti në renditje, me 34 241 pikë, 4146 më pak sesa kryesuesi Kareem Abdul-Jabbar. Për të realizuar këtë, LeBron duhet të shënojë mesatarisht 25 pikë për ndeshje.