Irani aktivizon sistem të ri të radarit
12.11.2014 10:40
Irani aktivizon sistem të ri të radarit me largësi të madhe që të çaktivizojë fluturake të vogla pa pilotë dhe raketa balistike........

Largësia e sistemit të ri është më shumë se 2.500 kilometra.
Në vitin 1992 Irani e aktivizoi industrinë e vendit për mbrojtje, e cila prodhon armë të lehta dhe të rënda, nga minahedhës dhe torpila e deri në tanke dhe nëndetëse.
Teherani, gjithashtu, disponon edhe me raketa "tokë-tokë", largësia e të cilave arrin rreth 2.000 kilometra, që është e mjaftueshme të arrijnë deri në Izrael dhe bazat ushtarake amerikane në rajon.
