SHBA-ja dhe Kina dakorduan rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe besimit ushtarak
SHBA-ja dhe Kina u dakorduan për aktivizimin e negociatave për lidhje të marrëveshjes investive, lajmëroi TASS......

Lajmin e bënë të ditur presidentët e të dy vendeve në konferencën e përbashkët për shtyp në kryeqytetin kinez Pekin.
Marrëveshja parashikon zvogëlim të tatimeve dhe akcizave ndaj mallrave teknologjike të larta.
Të dy palët u dakoraduan edhe për vazhdimin e kohëzgjatjes së vizave, të cilat u jepen qytetarëve amerikanë dhe kinezë.
Barak Obama dhe Ksi Xhinping publikuan edhe plane për përforcimin e besimit në fushën ushtarake, lajmëroi TASS. Në suaza të këtyre planeve parashikohet që forcat e armatosura të të dy vendeve të dorëzojnë më shumë informata për veprimet e tyre në Oqeanin Paqësor.
Të dy liderët paralajmëruan edhe bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe krimit ndërkombëtar.
