Maqedoni

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit, pozita dhe opozita me qëndrime të ndryshme

03.12.2020 14:56

Pushteti ka vazhduar të akuzon opozitën se po bllokon kuvendin dhe po pamundëson sjelljen e ligjeve të rëndësishme për qytetarët....

Pushteti ka vazhduar të akuzon opozitën se po bllokon kuvendin dhe po pamundëson sjelljen e ligjeve të rëndësishme për qytetarët. Nga LSDM thonë se përveç 3 mijë amendamenteve qesharake dhe të pabaza për ndryshimet në rregullore, opozita ka dorëzuar edhe amendamente për sa i përket ndryshimeve tjera ligjore.  
 
“Mbi 500 amendamente janë paraqitur për ndryshimet e ligjit për mbrojtje shëndetsore. Kjo është veprim destruktiv, në kundërshtim me interesat e qytetarëve, përfaques të të cilëve jemi ne. Ky tentim pët bllokim të Kuvendit është vetëm vazhdim i obstrukcioneve të cilat VMRO-DPMNE me muaj i bën ndaj sistemit shëndetsor dhe luftës kundër koronavirusit.”, tha Martin Kosotovski nga LSDM. 
 
Por opozita qëndrimet e këtilla i quan manipuluese. VMRO mohon se bllokon ndonjë ligj tjetër përveç rregullores.  Kurse nga ASH-AA thonë se brenga e shumicës parlamentare nuk është pandemia, por mos-sigurimi i kuorumit. 
 
“A ka ndonjë tjetër ligj të bllokuar në Kuvend përveç rregullores? Pra përsëri shumica parlamentare manipulon me opinionin dhe ju lus juve mediave të kontrolloni se a ka bllokuar VMR-DPMNE ndonjë ligj tjetër përveç rregullores. Ajo që dje bëri Zoran Zaev, deputetët e shumicës parlamentare, me të vërtetë është një manipulim i rëndë, duke treguar se ne kemi bllokuar edhe ligje tjera, sidomos në sferën e shëndetsisë të cilat janë të rëndësishme për qytetarët. Për momentin asnjë ligj tjetër në Kuvend nuk është bllokuar përveç rregullores.”, tha Ane Llashkovska nga VMRO-DPMNE.
 
“Sa i përket rregullores, mendoj se ajo është një veprim njëanësh i kryeparlamentarit, i garnitures qeverisëse, duke e ditur se rregullorja ndryshohet në bazë të konsensusit në mes partive politike. Ne mbetemi në qëndrimin se arsyeja kryesore për çka propozohen këto ndryshime janë për shkak të numrin të vogël të shumicës parlamentare, e jo për shkak të gjendjes me pandeminë. Në qoftë se do të kishin 70 deputet nuk do të propozonin një gjë të tillë.”, tha Syrija Rashidi nga ASH-AA.  
 
Ndryshimet e rregullores së kuvendit ndodhen në procedurë parlamentare pasiqë deputetët me 61 vota “për”  miratuan nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores së kuvendit. Opozita ka dorëzuar rreth 3 mijë amendamente me të cilat kundërshton ndryshimet e rregullores së kuvendit.
 
ERSAN PAJAZITI