Botë

Covid 19, Britania dhe Rusia së shpejti fillojnë vaksinimin

03.12.2020 15:48

Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë perëndimor që autorizon një vaksinë Covid-19....

Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë perëndimor që autorizon një vaksinë Covid-19. Kryministri I Britanisë Boris Johnson ka paralajmëruar se imunizimi masiv kundër koronavirusit pritet  të  fillojë javën e ardhshme dhe  shtoi se  se shpresat që një jetë normale të kthehet në pranverë i kishin lënë vendin “njohurive të sigurta se do të kemi sukses” pasi Britania u bë vendi i parë që miratoi një vaksinë Covid. Britania ka blerë 40 milion doza të vaksinës të zhvilluar nga “Fajzer” dhe kompania gjermane “BioNTeh”, e cila është treguar se ka ekasitet 95%.
 
Edhe Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi qeverinë të fillojë vaksinimin në shkallë të gjerë kundër Covid-19, nga java e ardhshme.Më shumë se 2 milionë doza janë prodhuar ose do të prodhohen ditët në vijim. Urdhri i Putinit për të intensifikuar programin e vaksinimit, vjen pasi Britania e Madhe, u bë vendi i parë perëndimor që autorizoi vaksinën e Pfizer/Biontech të mërkurën.
 
Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “Fajzer”, Albert Burlla u ka kërkuar qeverive anembanë botës që të mos hapin ekonominë shumë shpejt për shkak të optimizmit për vaksinat e mundshme të Kovid-19. Belgjika e cila ka 11.5 milion qytetarë tanimë ka porositur rreth 22.4 milion doza të vakcinës kundër kovid 19 dhe nga muaji pritet të vakcionohen 340 mijë qytetarë.
 
Gjermania ka zgjedhur një procedurë më të gjatë për miratimin e vaksinës së coronavirusit në vend të procesit të përshpejtuar, të cilin Mbretëria e Bashkuar zgjodhi, sepse ekziston një dëshirë për të rritur besimin në vaksinat, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. Epidemiologu I njohur amerikan Entoni Fauqi ka kritikuar Britaninë duke thënë se rregullatorët Britanik nuk I kanë studijuar mirë të dhënat nga hulumtimet e bëra dhe nuk janë treguar të kujdessëhm dhe shton se mënyrën të cilën e përdor agjencioni amerikan I barnave është I duhuri. Derisa vendet po tentëojnë të sigurojnë vaksinën ati kovid në botën numri i rasteve ka arritur në 64.897.870 ndërsa deri më tani rreth 1 miljon e 500 mijë viktima.