Maqedoni

Të drejat e personave me aftësi të kufizuara, Pendarovski: Do nënshkruaj dekret për ligjin për ndërtim

03.12.2020 15:53

Pamundësia për tu qasur nëpër ambient, pamundësia e shkollimit, papunësia, përfitimet e ulta nga shteti...

Pamundësia për tu qasur nëpër ambient, pamundësia e shkollimit, papunësia, përfitimet e ulta nga shteti, mungesa e ndihmave adekuate, ishin disa nga problemet dhe sfidat me të cilat çdo ditë në vendin tonë përballen personat me aftësi të kufizuar. Në takim, përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar i treguan Presidentit Pendarovski gjitha peripercitë në mënyrë që të përmirësojë një pjesë të situatës, Presidenti Pendarovski u shpreh I gatshëm  të nënshkruante Dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndërtimin, nëse nuk zbaton sugjerimet kryesore të personave me aftësi të kufizuara, të cilat parashikojnë që objektet e reja të jenë të arritshme për personat me aftësi të kufizuara. 
 
"Është  e nevojshme që personat me aftësi të kufizuara dhe organizatat e tyre të përfshihen në monitorim, në mbikëqyrjen e zbatimit të Konventës dhe duhet të gjenden modalitete të përshtatshme për pjesëmarrjen tuaj në monitorim në mënyrë që të mos jetë vetëm një formalitet.", tha Stevo Pendarovski, presidenti i MV-së.
 
"Jam veçanërisht i kënaqur të njoftoj se nga viti 2021 shërbimi i ndihmës personale do të jetë në dispozicion për fëmijët me aftësi të kufizuara të rënda dhe më të rënda fizike ose me dëmtime të plota të shikimit.", tha Zoran Zaev, kryeministër i MV-së.
 
"Kemi nevojë për veprime të vazhdueshme për ngritjen e vetëdijes publike dhe informimin e publikut për të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara intelektuale, Kërkojmë përfshirje në arsimim, zbatim të qëndrueshëm të Ligjit të ri mbi arsimin fillor i cili promovon qartë arsimin gjithëpërfshirës.", tha Tomica Stojanovski, kryetari i Këshillit Kombëtar të Organizatave të Aftësisë së Kufizuar.
 
Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një bilion njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar.
 
FARIJE DAUTI BAKIU