KB: Këtë vit numër rekord i prodhimit të afionit opium në Afganistan
Kultivimi i afionit opium në Afganistan arriti rekord këtë vit, përballë fushatës amerikane shumëmilionëshe për zbulimin e të mbjellurave, citohet në raportin më të ri të zyrës së KB-së për luftë kundër narkotikëve dhe krimit (UNODC).......

Rajoni i mbjellë me afion opiumi arrin 224.000 hektarë në vitin 2014, që është për shtatë për qind rritje në krahasim me vitin paraprak.
Një vit pas rrëzimit të regjimit taleban, në vitin 2002 ka pasur 74.000 hektarë të mbjella me këtë kulturë.
Përballë programeve amerikane dhe ndërkombëtare për zbulimin e kultivimit të afionit opium, ka ardhur deri te rritja e madhe e sipërfaqeve të mbjellura në pjesët jugore dhe perëndimore të Afganistanit, duke e përfshirë edhe rajonin ku gjenden strehimoret radikale talebane.
