Maqedoni
Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë, Spasovski: MPB ka marrë të gjitha masat e sigurisë
03.12.2020 17:15
Përderisa kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në ditën e zgjedhjeve lokale në Shtip dhe Pllasnicë...

Përderisa kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në ditën e zgjedhjeve lokale në Shtip dhe Pllasnicë, autoritetet thonë se janë marrë të gjitha masat e sigurisë që ky proces të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ministri I punëve të brendshme Spasovski theksoi se policia është e gatshme për të vënë rend që qytetarët lirshëm të japin votën e tyre.
"Ne në aspekt të MPB-së jemi krejtësisht të përgaditur të kalojë në rend më të mirë, në një atmosferë demokratike për pjesmarrësit në fushatën zgjedhore dhe qytetarët të munden lehtësisht të vendosin. Deri më tani nuk kemi asnjë problem apo shkelje të procesit zgjedhor dhe presim që ashtu do të mbetet deri në vet ditën e zgjedhjeve", u shpreh ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski.
