Maqedoni
Zgjedhjet lokale në Shtip, LSDM: Do të ndërtojmë digën e lumit Otinje
03.12.2020 17:40
LSDM ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip...

Kandidati I kësaj partie për kreun e komunë premtoi ndërtimin e digës në lumin Otinje, I cili do të gjeneron në zhvillimin e qytetit të Shtipit.
"Për qytetarët e Shtipit realizimi i këtij projekti kapital do të hap mundësi të reja për zhvillim të qytetit dhe rrethinës, sidomos në pjesën e prodhimit, gastronomisë, sportit dhe rekreimit. Penda e lumit Otinje do të sjell ndryshim të klimës, mbrojtje nga përmbytjet, por edhe vend për rekreim. Lagjeja Sudllak dhe Bllok 2000 do të ndërlidhen me rrugë e cila do të kalojë përmes kurorës të digës dhe me këtë do të mundësohet zhvillimi I kësaj pjese të qytetit", u shpreh kandidat për kryetar i komunes së Shtipit, Sashko Nikollov.
