Maqedoni

Covid 19: 22 të vdekur, 1342 pozitiv, 679 të shëruar

03.12.2020 18:00

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3399 testime të bëra ka regjistruar 1342 raste...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3399  testime të bëra ka regjistruar 1342 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 22 persona, ndërsa  janë shëruar 679 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 479 raste i pasuar nga Prilepi me 84, Manastiri me 83, Gostivari me 63, Velesi me 59, Tetova me 58, Kumanova dhe Struga me 52, Ohri me 49, Kavadari me 42, Gjevgjelia dhe Koçani me 33 dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.

Betejën me covid 19 e kanë humbur 22 pacientë, prej të cilëve shtatë nga Shkupi, katër nga Prilepi, dy nga Velesi dhe Shtipi, dhe nga një pacient në Kumanovë, Strugë, Ohër, Gostivar, Strumicë, Krushevë dhe Berovë. 

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-qendrat e spitaleve në vend po trajtohen gjithsej 857 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Gjithsej numri i pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus, të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në tërë vendin janë 1.318 dhe ka 130 shtretër të lirë në Kovid-qendrat.

Gjatë ditës po bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë. Ndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me vende spitalore, ku ka qasje të oksigjenit. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë kapacitetet e reparteve për Kovid, në mënyrë shtesë do të zgjerohen.

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 65231  prej tyre  janë shëruar 41.656   kanë humbur jetën 1847  dhe numri i rasteve aktive shënon 21.728.

FLUTURA LATIFI