Maqedoni

Lashkoska: LSDM i harroi punonjësit e Eurokompzitës së Prilepit

03.12.2020 19:08

VMRO – DPMNE akuzon LSDM- në të udhëhequr nga siç thonë Kryeministri në largim Zoran Zaev...

VMRO – DPMNE akuzon LSDM- në të udhëhequr nga siç thonë Kryeministri në largim Zoran Zaev, se për shumë here i gënjeu dhe harroi punonjësit e Eurokompozitës së Prilepit.
 
Para për pagimin e pagave dhe kontributeve të papaguara të këtyre punëtorëve, përsëri në buxhetin e vitit 2021, LSDM vendosi që jo. LSDM edhe një herë i la këta njerëz në baltë.
 
Ai i la ata pa pagesë, por imagjinoni, në kushte pandemike dhe luftë të vështirë të përditshme me Covid 19, ai i la ata pa sigurim shëndetësor. Sjellje e turpshme, e vrazhdë dhe hipokrite e LSDM-së, akuzojnë nga VMRO – DPMNE.
 
"LSDM ka para për blerjen e automjeteve të reja dhe mobiljeve të reja për ministritë, gjithashtu ka para për bajame dhe fëstëk dhe lukse të tjera, por nuk ka të paguajë rroga dhe sigurime shëndetësore për punonjësit e Eurokompozit. Padyshim që për LSDM dhe Zoran Zaev, premtimet e dhëna, fjala e dhënë ose ligjet, nuk kanë absolutisht asnjë rëndësi dhe peshë. Prandaj, VMRO-DPMNE përmes një ndryshimi në buxhetin e vitit 2021 propozoi menjëherë dhe pa asnjë arsyetim, të sigurojë fonde në vlerë prej 172 milion e 480 mijë denarë në mënyrë që përfundimisht të zgjidhet ky problem i hidhur i të punësuarve në Eurokompozitën e Prilepit", u shpreh Ane Lashkoska nga VMRO DPMNE.