Maqedoni
Propozim buxheti për 2021, Koleva: Mbrojtjen shëndetësore, rimëkëmbjen ekonomike
03.12.2020 19:29
Propozim buxheti për vitin 2021 i paraqitur nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Kryeministri Zoran Zaev...

Propozim buxheti për vitin 2021 i paraqitur nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe Kryeministri Zoran Zaev ka për qëllim arritjen e përparimit në kohë jashtëzakonisht të vështira për ekonominë globale, duke u përqëndruar në sistemin shëndetësor, dmth mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, rimëkëmbjen ekonomike dhe mundësimin e rritjes së ardhshme ekonomike, dhe ruajtjen e vendeve të punës, si dhe financimin e pandërprerë të funksioneve themelore të shtetit.
"Me Buxhetin për vitin 2021, ne parashikojmë 20 përqind më shumë fonde për investime kapitale, në mënyrë që të kontribuojmë në një rritje më të madhe ekonomike. Investimet në shëndetin publik, në kapitalin njerëzor vazhdojnë. Vitin e ardhshëm, është planifikuar të rriten pagat me 10 përqind për të gjithë punonjësit shëndetësorë. Ne jemi duke rritur investimet kapitale në arsim me dy herë e gjysmë, në mënyrë që të sigurojmë përmirësimin e sistemit arsimor dhe kushte më të mira për procesin e mësimdhënies", u shpreh Daniela Koleva nga LSDM.
