Maqedoni

VMRO DPMNE proteston: Kërkohet dorheqja e kryeministrit Zoran Zaev

03.12.2020 21:05

VMRO DPMNE Me moton të dorhiqet Kryeministri Zoran Zaev...

VMRO DPMNE Me moton të dorhiqet Kryeministri Zoran Zaev, liri për popullin protestoi duke bllokuar Shkupin në tre lokacione, para Qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe MPJ së.
 
Nga kjo parti potencuian se të gjithë duhet të protestojnë kundër politikave të dëmshme të Kryeministrit Zoran Zaev dhe  për të mbrojtur identitetin maqedonas I cili është nëpërkëmbur.
 
"Qeveria e Zoran Zaevit ka hyrë në një lojë neofashiste dhe në këtë lojë dëshiron të fshijë atë që jemi dhe të na shpall dru pa rrënjë. Vllado Buçkovski, Zoran Zaev dhe Bujar Osmani duan të negociojnë për punë që nuk guxojnë të negociohet prandaj po  themi mjaft më. Koha është për dorheqje, dorheqje për turpin për gënjeshtrat se kemi datë për negociata me BE në, sepse thane se nuk do të ketë marrëveshje shtesë me Bullgarinë , dorheqje sepse negociuan që gjuha maqedone të jetë me fusnotë dhe që I  sollën turpin kombëtar popullit maqedonas", u shpreh Stefan Andonovski nga VMRO DPMNE.
 
"Përderisa ata bëjnë plane se si të nënçmojnë ata që dhanë jetët e tyre për Maqedoninë e sotme të jetë ashtu siç është tani, ne do të vazhdojmë të respketojmë të gjithë ata që luftuan për ne. Do ta respektojmë Mirçe Acevin, Çenton, Hristijan Todorovski Karposhin të gjithë që luftuan për Maqedoni të lire. Kjo nuk do ti kalojë Qeverisë ,sepse ne të gjithë do luftojmë për idealet për të cilat besuam", theksoi Vladimir Neloski nga VMRO DPMNE.
 
Nuk do të lejojmë që Zaev të luajë me historinë maqedonase potencuan nga VMRO DPMNE, të cilët thonë se protestat do të vazhdojnë edhe  të premten në 20 qytete.
 
FLUTURA LATIFI