Maqedoni

Parashikimi i motit

04.12.2020 09:06

Mëngjesi sot në vendin tonë është me vranësira dhe mjegull....

Mëngjesi sot në vendin tonë është me vranësira dhe mjegull. Vranësira dhe reshje e kohëpaskohshme të shiut do të zgjasin gjatë ghith ditës.
 
Temperaturat e mëngjesit në gjithë vendin janë nën zero gradë celsius, kurse temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë celsius.
 
Në Shkup në orët e paradites do të ketë paraqitje të mjegullës, derisa gjatë ditës me vranësira dhe kushte për reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 8 gradë Celsiusë.
 
Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë me vranësira, ku temperaturat do të lëvizin në intervalin prej 0 deri 11 gradë celsius.