Botë

Biden: Do t’u kërkoj qytetarëve të mbajnë maskën për 100 ditë sapo të marr detyrën

04.12.2020 09:29

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, informon se do t’ju kërkojë qytetarëve...

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, informon se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i mbajnë maskat për 100 ditë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
 
Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një zvogëlim të ndjeshëm në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do ta mbante maskën.
 
“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, u shpreh ai.
 
Biden gjithashtu u shpreh se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.
 
Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me koronavirus si dhe 276 mijë viktima. SHBA-ja është vendi më i goditur në botë për numrin e të prekurve me koronavirus./Top Channel