Botë

Irani zotohet për “hakmarrje”, Izraeli paralajmëron për kërcënimet

04.12.2020 10:31

Izraeli paralajmëroi të enjten për një kërcënim në rritje ndaj shtetasve të tij jashtë vendit...

Izraeli paralajmëroi për një kërcënim në rritje ndaj shtetasve të tij jashtë vendit, pas thirrjes së Iranit për hakmarrje ndaj vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor iranian, javën e kaluar në Teheran.
 
Për vrasjen e shkencëtarit, Irani ka fajësuar pjesërisht Izraelin.
 
Këshilli i Sigurimit Kombëtar, duke përmendur sulmet e kryera tashmë në Francë, Gjermani dhe Austri, tha se organizatat globale të xhihadistëve, veçanërisht grupi i Shtetit Islamik, “po demonstrojnë një motivim të lartë për të kryer sulme terroriste”. Autoritetet izraelite u bene thirrje udhëtarëve të lexonin çdo paralajmërim në lidhje me destinacionin e tyre. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu akuzoi të enjten Iranin se ka përfituar nga marrëveshja e tij ndërkombëtare bërthamore – e cila lejoi heqjen e sanksioneve ekonomike, para se ato të rivendoseshin dhe të ashpërsoheshin nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump – në mënyrë që të “shtrijë” ndikimin e tij në Irak, Jemen dhe Siri.