Maqedoni
Covid-19, Pendarovski: Duhet zgjidhje sisitematike për pandeminë
04.12.2020 11:00
Pandemia si kërcënim sistemor kërkon përgjigje sistematike....

Pandemia si kërcënim sistemor kërkon përgjigje sistematike. Duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ndërtuar sisteme shëndetësore të forta, të menaxhuara mirë, të përgjegjshme, llogaridhënëse me fokus njeriun, porositi presidenti Stevo Pendarovski në sesionin special të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kushtuar pandemisë së Kovid-19 që u mbajt mbrëmë.
“Pandemia me KOVID-19 edhe më tej mbetet rreziku më i madh për njerëzimin. Familjet kanë humbur anëtarë të dashur, kurse komunitetet vërtetë janë lëkundur. Kjo krizë shëndetësore është përhapur në sektorë të tjerë të shoqërive tona, ku ekonomitë tona pësojnë humbje veçanërisht të mëdha. Me dimensionet e saj shëndetësore, ekonomike, sociale, humanitare dhe të sigurisë, pandemia ka testuar vendet tona në mënyra të papara dhe na kujtoi se sa të lidhur jemi me njëri-tjetrin. Me vuajtjet që shkakton, pandemia ka ekspozuar dobësitë sistematike dhe pabarazitë në botën tonë”, tha Pendarovski.
Duke u përqendruar në situatën dhe masat që po ndërmerren për të parandaluar përhapjen e virusit në vend, Pendarovski tha se është shpallur gjendje krize në të gjithë vendin në afat prej 30 ditëve në mënyrë që të ndihmohet sistemi shëndetësor dhe të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzore.
