Filipçe: RMV filloi përgatitjet intensive për vaksinim

04.12.2020 16:28

Vendi ka filluar përgatitjet intensive për fillimin e vaksinimit..

Vendi ka filluar përgatitjet intensive për fillimin e vaksinimit nga Kovid 19, deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Me vaksinimin fillon faza e fundit e pandemisë, vlerëson ministri.

“Prej sot mund të fillojmë me përgatitjet për fillimin e vaksinimit ndaj Kovid 19, që praktikisht po realizohet në tërë botën. Me këtë proces të vaksinimit fillon faza e fundit nga kjo pandemi, një periudhë e rëndë në tërë historinë botërore. Kemi filluar përgatitje intensive me qëllim të përgatitjes së sistemit shëndetësor të kemi me të vërtetë sistem efikas të vaksinimit. U mblodh edhe trupi koordinues i angazhuar për implementimin e vaksinimit.”,- deklaroi Venko Filipçe nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht vendi ka siguruar vaksina për rreth 400 mijë qytetarë, ndërsa të parët do të vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë dhe kategoritë e rrezikuara, theksoi ministri.

“Tanimë janë siguruar 833 mijë vaksina për 400 mijë qytetarë, nëpërmjet mekanizmit kovaks, mekanizëm i OBSH-së i Aleancës globale për imunizim, ku marrin pjesë tërë vendet fqinje, përveç vendeve anëtare të BE-së që kanë mundësi për marrëveshje direkte me kompanitë. Shumë shpejt presim informacion konkret nga ata për furnizimin.”,- tha Filipçe.

Grozdanova: Do të ketë listë me prioritet për vaksinim

Edhe pacientët që tanimë janë shëruar nga Kovid-19 do të mund të vaksinohen në bazë të vullnetit të tyre, thotë kryetarja e Komitetit për Imunizim, Aleksandra Grozdanova.                                                                                                                 

“Do të ketë listë me prioritet siç janë personeli mjekësor i ekspozuar direkt në qendrat Kovid, ata që i trajtojnë pacientët, mikrobiologët nëpër laboratorë, si dhe të sëmurët kronikë që do të kenë prioritet, siç janë rastet me sëmundje kardiovaskulare, ata me sëmundje të frymëmarrjes dhe me sëmundje malinje, si dhe pacientët e moshuar.”,- theksoi kryetarja e Komitetit për Imunizim, Aleksandra Grozdanova.

Njëherit u bë e ditur se vendi ka parashtruar kërkesa për furnizim direkt nga dy kompani “Astra zeneka” dhe “Fajzer” për të siguruar sasi shtesë te vaksinave. Qëllimi ënjtë të vaksinohet 60 deri në 70% e popullsisë që ekspertët vlerësojnë se është e mjaftueshme të arrihet imunitet. (Gyltene Sinani, TVM2)