Maqedoni

Osmani: RMV në 2023-n do të kryesojë me OSBE-në

04.12.2020 16:55

56 vende pjesëmarrëse të OSBE-së kanë miratuar vendimin që Maqedonia e Veriut të drejtojë me presidencën e OSBE-së në vitin 2023....

56 vende pjesëmarrëse të OSBE-së kanë miratuar vendimin që Maqedonia e Veriut të drejtojë me presidencën e OSBE-së në vitin 2023. Këtë e bëri të ditur ministri i jashtëm, Bujar Osmani, i cili mes tjerash tha se nënkupton mbështetje të opinionit publik në BE për mbështetjen në aderimin evropian dhe tani duhet të formohet ekip koordinues kombëtar, një pjesë që do të punojnë ne Vjenë dhe një pjese në MPJ. Ekipin e veçantë në MPJ do ta përbëjnë 30 persona nga fusha e diplomacisë, tha Osmani.  
 
“Në periudhën e ardhshme do të fillojmë me përkufizimin e Draft-programit dhe përcaktimin e prioriteteve tona, detajimin e kornizës financiare si dhe formimin e një ekipi më të gjerë që do të jetë përgjegjës për zbatimin e aktiviteteve në momentin e presidencës, por edhe gjatë vetë presidencës. Do të jetë e nevojshme të formohet ekip koordinues kombëtar, një pjesë e të cilit do të vendoset në Vjenë, një pjesë në MPJ.”,- tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
Osmani: Mbështetje nga të gjitha vendet, përveç Bullgarisë
 
I pyetur se a është e vërtetë se përveç Bullgarisë edhe Danimarka dhe Holanda duan të bllokojnë fillimin e bisedimeve me BE-në, ai thotë se nuk është e vërtetë. 
 
“Ministri i jashtëm holandez në Parlamentin holandez, shpjegoi qartë mbështetjen e Holandës për fillimin e negociatave në Maqedoninë e Veriut, duke vërejtur përparimin e vendit si në drejtim të tejkalimit të dallimeve ashtu edhe në drejtim të rrugës së reformës. E kemi mbështetjen jo vetëm të Holandës, por të të gjitha shteteve anëtare ngelet vetëm çështja me Republikën e Bullgarisë.”,- u shpreh ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
I pyetur në lidhje me punën e komisioneve historike midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, Osmani tha se sot është dita e dytë, por për më shumë informacion duhet të presim fundin e takimit.
 
SANIJE DURAKU