Kovid-19, 30 të vdekur e 1100 të infektuar
30 të vdekur dhe 1100 të infektuar...

30 të vdekur dhe 1100 të infektuar, është bilanci i 24 orëve të fundit sa i përket virusit Korona në vend.
Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer gjithsej 2824 teste, prej të cilëve kanë rezultuar 1100 të infektuar.
Po ashtu njoftohet edhe për 585 të shëruar, ndërsa sa u përket 30 viktimave, nëntë janë nga Shkupi, një nga Kumanova, tre nga Prilepi, një nga Tetova, dy nga Struga, dy nga Manastiri, dy nga Gostivari, një nga Strumica, një nga Radovishi, një nga Krusheva, një nga Probishtipi, një nga Berova, një nga Resnja dhe një nga Negotina. Të gjithë kanë vdekur në kushte spitalore. Që nga fillimi i pandemisë, numri i të infektuarve ka arritur në 66330 persona, 42241 janë shëruar e 1877 kanë vdekur dhe ndërsa 22212 janë raste aktive.
