Shqipëri, 18 të vdekur e 801 të infektuar

04.12.2020 19:41

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar....

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 801 raste pozitive nga 2.264 teste, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 persona, ndërsa janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.