Qeveria e re në Mal të Zi, Krivokapiç Kryeministër, Abazoviç zv.Kryeministër
05.12.2020 13:12
Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e re...

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi qeverinë e re të kryesuar nga Zdravko Krivokapiç dhe Dritan Abazoviç, zv/kryeministër.
Zgjedhja e qeverisë së Malit të Zi u mbështet nga 41 deputetë të koalicioneve “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “E zeza në të Bardhë” dhe “Paqja është kombi ynë”. Njëzetë e tetë deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve, Social-demokratëve dhe Partisë Boshnjake votuan kundër propozimit për qeverinë, ndërsa një deputet i koalicionit shqiptar abstenoi. Qeveria e ekspertëve e Malit të Zi, e kryesuar nga Krivokapiç, ka 12 ministri që do të drejtohen nga figura jopartiake, ndërsa kreu i koalicionit “E Zeza në të Bardhë”, Dritan Abazoviç, është zëvendëskryeministër.
