Filipçe: Ilaç për “Covid 19” ende nuk ka

05.12.2020 15:20

Qytetarët të mos marrin ilaçe të cilat nuk janë dëshmuar...

Qytetarët të mos marrin ilaçe të cilat nuk janë dëshmuar se ndihmojnë kundër virusit korona, apeloi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ilaç specifik për virusin korona nuk ka dhe të sëmurët trajtohen sipas simptomeve. Kohëve të fundit shumë njerëz pa konsultime me mjekët me vetëinciativë në mënyrë jolegale pajiseshin me ilaçin “Favipiravir” nga shtetet  fqinje dhe përmes internetit.

“Ilaç specifik dhe të veçantë për këtë sëmundje nuk ka. Bëhen kombinime të terapive ekzistuese dhe në pajtueshmëri me simptomet që i jep kjo sëmundje dhe duhet ta dimë se ka spektër të gjërë të simptomeve me të cilat kjo sëmundje mund të manifestohet, andaj apeloj që çdonjëri pacient në kosultim me mjekun amë, apo gjatë shërimit spitalor vetëm përmes kontrollës së mjekut të pranojë terapinë adekuate” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Agjensioni për barna e miratoi eksportin e ilaçit “Favipiravir” në vend, por qytetarët në barnatore munden ta marrin vetëm me recept me rekomandim të mjekut. “Favipiravir” dhe “Remdesivir” janë ilaçe antivirusale dhe nuk ka dëshmi se ndikojnë në virusin korona, thonë për TVM nga Oda e Farmacistëve.

Por sërish kjo terapi jepet për pacientët me pasqyrë të mesme apo të rëndë, sipas rekomandimit të infektologëve.

Dr. Angellovska shton se përdorimi joadekut mund të sjell reaksione të padëshirueshme.

“Nuk janë përjashtuar për trajtimin e ‘Covid 19’, por nuk kanë indikacion kryesor dhe duhet me shumë vëmendje të përdoren nën mbikqyrjen e mjekut, sepsa ata dinë se edhe çfarë sëmundje tjera shtesë ka një pacient, p.sh te sëmundjet e veshkave, dhe disa sëmundjeve tjera kronike ku miren edhe ilaçe tjera, me të vërtetë mund të jetë e rrezikshme kjo terapi” – u shpreh Kryetarja e Odës Farmaceutike, Bistra Angellovska.

Kapacietet spitalore në vend janë pothuajse të mbushura, por te autoritetet shëndetësore ka optimizëm se deri në fund të vitit do të ndërtohen spitalet modulare në Shtip, Strumicë, Strugë dhe Gjevgjeli. (Flutra Latifi, TVM2)