Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit, puna vullnetare ndihmon sistemin social dhe mbrojtës të shtetit

05.12.2020 17:27

Puna vullnetare ndihmon shumë mbarëvajtjen e sistemin social....

Puna vullnetare ndihmon shumë mbarëvajtjen e  sistemin social  dhe mbrojtës. Njerëzit të cilët pa hamendje ndajnë kohën e tyre, përvojën dhe përkushtimin në ndihmë për dikënd tjetër. Edhe në RMV kemi shembuj të punës vullnetare prej së cilës mund të marrim shembullin e ndihmës që në kthim nuk pritet kompenzim.

“Rritja e kapaciteve demokratike tek të rinjt, zhvilllimi i frymës së qytetare dhe lidrshipit, është ajo që i ndërton vullnetarët e  rinjt. Këtë vit për herë të parë kemi aplikuar mjetin: "Action day" koncept botëror, për çka besojmë se do të mundësojmë shoqëri ku të rinjt janë lider të tanishëm dhe jo të ardhshëm” – tha Drejtoresha ekzekutive në organizatën “Të rinjtë munden”, Anita Nikollovska.

Në ditën ndërkombëtare të vullnetarëve,  nga organizata " Të rinjt munden" apelojnë rininë të aktivozhen më tepër,  të jenë të  pavarur dhe të aftë të marrin vendime, prej të cilëve priten ndryshime pozitive në shtetin tonë. Kërkojnë më shumë mundësi dhe resurse për realizimin e ideve të tyre në shoqëri.

“Ngjarja shënohet me qëllim që ti nxisim të rinjt, t'ju themi se gjithçka është e mundur, se ka kush t'ju qëndrojë prapa derisa ata realizojnë iniciativa vullnetare” – tha koordinatorja Sofija Stojanovska.

Vullnetarët janë shembull i solidarizimit, tha kryetari i shtetit Stevo Pendarovski në takimin online me volunterët,  me rastin e ditës ndërkombëtare të tyre. Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit sivjet shënohet  ndryshe, në kohë kur ballafaqohemi me situatën dhe pasojat e pandemisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)