Ministria e Shëndetësisë, repartet infektive në vend, shërohen 881 pacientë, ka vende të lira
Në 24 orët e fundit në spitalet në vend...

Në 24 orët e fundit në spitalet në vend shërohen 881 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për virusin korona bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 81 pacientë, në spitalin në Shtip 61 pacientë. Në reaprtin infetiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles shërohen 65 pacientë, ndërsa në Kumanovë 111 pacientë.
Në qendrën Kovid në Ohër janë hospitlaizuar 105 pacientë, në Prilep 125, në Gostiavr 61 dhe në Strugë 39 pacientë.
Në spitalin në Strumicë janë hospitalizuar 71 pacientë, në Kavadar 46, në Koçani 24, në Kërçovë 20, Gjevgjeli 17 dhe në Dibër 9 pacientë.
Numri i përgjitshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar për virusin korona që shërohen në spitalet e vendit është 1326 dhe ka rreth 160 shtretër të lirë në qendrat kovid.
Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë kapacitetet e kovid reparteve do të zgjërohen në mënyrë shtesë, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë. (Flutura Latifi, TVM2)
