Masat anti-covid, Maksuti: ARM, ofron ndihmë logjistike dhe mjekësore

05.12.2020 17:59

Shpallja e gjendjes së krizës, aktivizimi i pjesëtarëve të Armatës...

Shpallja e gjendjes së krizës,  aktivizimi i pjesëtarëve të Armatës, policisë dhe ekipeve mjekësore ushtarake, janë më së të nevojshme në këto momente, thotë në “Intervistën e Javës” drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherit zv/drejtori i Shtabit të Krizës Bekim Maksuti.

Personeli mjekësor ushtarak i përbërë me rreth 30 persona janë shpërndarë nëpër spitale. Disa prej tyre në klinikat shetërore e disa në ato private, ndërsa rreth 300 ushtarë japin ndihmën e tyre logjistike dhe të sigurisë para objekteve shëndetësore. Deri më tani nuk janë evidentuar incidente para dyerve të spitaleve, thotë Maksuti.

“I gjithë personeli i cili është aktiv në Armatë, përveç shkollimeve në mjekësi dhe trajnimeve të ndryshme kanë edhe trajnime speciale dhe specifike që ndoshta asnjë kolegë të tjerë nuk i ka nëpër institucionet tjera, ndërsa këta i kanë varësisht nga detyrat, obligimet dhe angazhimet që vijnë. Nuk duhet haruar se kjo pandemi është e pa parashikueshme, diçka shumë e re për të gjithë ne” – tha Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.

Masat anti-covid, Maksuti: E mirëseardhur çdo ndihmë europiane

Maksuti shpreson shumë se me këtë gatimshëri institucionale, vendi nuk do të vijë në situatë për tu  përballur me skenarin e keq të llojit mungesë shtretërish ose  stërmbushje të spitaleve që do ti detyronte më pas kompetentët të bënin shëndrimin e kazermave ushatarake dhe sallave të sportit në spitale të improvizuara. Por çdo ndihmë mjekësore nga BE do të ishte e mirëseardhur.

“Jemi institucion i cili kemi lidhje direkte me Bashkimin Europian në drejtim të inicimit të instrumentit për mbrojtje civile. Ky inicim është aktual, e kemi për momentin, kemi kërkuar ekipe nga jashtë më herët kanë qenë, dhe besojë se shumë shpejtë në bazë të asaj që do të del si gatishmëri nga vendet anëtare se do të na ofrojnë një ndihmë të tillë” – u shpreh Maksuti.

Masat anti-covid, Maksuti: Të vazhdohet afati i gjendjes së krizës

Në këtë situatë në të cilën ndodhemi,  Maksuti vlerëson se nuk ka nevojë për orë policore dhe karantinim të qyteteve, por ka nevojë për vazhdimin e gjendjes së krizës deri në pranver të vitit të ardhshëm, me çka do të lihej hapësirë ligjore për të vazhduar menaxhimin dhe koordinimin  e deritanishëm të situatës së pandemisë edhe gjatë dimrit.

“Gjatë javës së kaluar pati një mbledhje të grupit për vlerësime dhe ne kemi dalur me propozim deri tek Komiteti Nacional që gjendja e krizës do të duhet të zgjatet deri më 31 mars dhe një e gje e tillë ka shkuar deri në Qeveri” – theksoi Maksuti.  

Nuk përjashtohet mundësia që pjesëtarët e Armatës në të ardhmen nën mbikqyrjen e epidemiologëve të angazhohen për realizimin e anketave epidemiologjike. (Rexhep Qamili, TVM2)