Botë, Rusia fillon vaksinimin për “Covid 19”
Rusia në betejë kundër koronavirusit....

Rusia në betejë kundër koronavirusit. Në Moskë, tashmë ka filluar imunizimi i popullatës me vaksinën sputnik 5.
70 qendra vaksinimi janë hapur në kryeqytetin e Rusisë. Deri në fund të vitit, janë planifikuar 170 punkte për vaksinim.
“Këtë vendim e mora me vetëdije. Kam më shumë frikë nga infeksioni se sa nga vaksina”.
“Mjeku që i kontrollon pacientët para vaksinimit ja jep numrin e tij në mënyrë që ata të mund të kontaktojnë atë pas dozës”.
Britania e Madhe përgatitet për imunizim
Përgatitjet për imunizim edhe në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është vendi i parë në Perëndim që e miratoi vaksinën “Pfizer”.
“Ne presim 400 vaksina në ditë dhe më pas deri në 500, kështu që numri do të rritet. Ne fillojmë planifikimin, kemi ndërmarë gjithçka për t'iu përgjigjur listës së përparësive” – tha Kryetarja e infermerierve në Britani, Nina Morgan.
Biden: Vaksina e detyrueshme në SHBA
Statistikë alarmante edhe përtej Atlantikut. “Pfizer” dhe “Moderna” kanë dërguar kërkese deri tek Administrata e Ushqimit dhe Barnave. Kryetari i sapozgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se vaksina nuk do të jetë e detyrueshme.
“Ne nuk do të heshtim. Dhjetëra mijëra amerikanë do të marrin vaksinën. Tre ish-presidentë do ta bëjnë këtë në publik, do të jetë e vështirë të rikthehet besimi i njerëzve në shkencë që u shkatërrua nga kjo administratë” – tha Kryetari i sapozgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden.
Fauçi: Vaksina nuk është një zgjidhje 100%
Specialisti kryesor i sëmundjeve infektive Entoni Fauçi argumenton se vaksina nuk është një zgjidhje 100% nëse nuk ndiqen masat e tjera, veçanërisht gjatë periudhës së pushimeve, për të cilat duhet të mbizotërojnë protokollet më të rrepta.
“Vaksina jep shpresë, por ende nuk e kemi arritur qëllimin. Çelësi është në ndërthurjen e disa gjërave. Sezoni i Krishtlindjeve është përpara nesh, sfida po rritet” – deklaroi Drejtori i Institutit për alergji dhe sëmundje infektive, Antoni Fauçi.
Evropa ka paralajmëruar për rreziqet e mashtrimit të krimit të organizuar me vaksina, përfshirë shitjen e produkteve të falsifikuara ose vjedhjen e dërgesave nga kompanitë e licencuara. (Sedat Selimi, TVM2)
