Maqedonia në konferencën e prodhuesve të autopjesëve në Detroit
Trendet globale në sektorin automobilistik, parashikimet për tre vitet e ardhshme, si dhe participimi i rritur i prodhuesve të komponentave në vlerën e përgjithshme të produktit përfundimtar - automjetit ishin fokusi kryesor i Konferencës së sivjetme të prodhuesve të komponentave automobilistike - OESA Outlook Conference që u mbajt në Detroit, SHBA, ndërsa në të cilën morën pjesë edhe drejtori i ZZHTI, Viktor Mizo, konsullja gjenerale në Detroit, Elena Zarkovska dhe promotori ekonomik në Çikago, Dejan Veliçkov.........

Maqedonia në konferencë prezentohet me stendë promovues për të tretin vit me radhë. Stenda u vizitua nga një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive automobilistike të cilat paralajmëruan përfshirjen e Maqedonisë në analizat e tyre për lokacione të reja në Evropë. Delegacioni i Maqedonisë realizoi edhe takime të drejtpërdrejta me disa kompani me të cilat janë në fazë progresive të negociatave për sjelljen e vendimit për hapjen e kapaciteteve të saja në Maqedoni në një të ardhme të afërt.
Konferenca është në organizim të Asociacionit të prodhuesve të komponentave automobilistike në SHBA, e cila është organizata më e madhe dhe më me ndikim për kompanitë në sektorin automobilistik. Në konferencë morën pjesë mbi 700 drejtorë dhe përfaqësues të kompanive prodhuese të komponentave si dhe përfaqësues të prodhuesve më të mëdhenj botëror të automjeteve Xheneral Motors, Ford, Tojota, Honda, Krajsler, Folsvagen dhe Dajmler.
