“Covid 19”, 24 viktima, 984 raste të reja dhe 631 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 2995 testime të bëra ka regjistruar 984 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa janë shëruar 631 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 398 raste i pasuar nga Prilepi me 59, Kumanova 47, Gostivari dhe Shtipi me nga 46 dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve.
Betejën me “Covid 19” e kanë humbur 24 pacientë, prej të cilëve 12 nga Shkupi, 3 nga Manastiri, 2 nga Kumanova, dhe nga një në Veles, Ohër, Strugë, Strumicë, Kriva Pallankë, Koçanë, Kërçovë.
Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 67311, prej tyre janë shëruar 42.872, kanë humbur jetën 1901, derisa numri i rasteve aktive shënon 22.538.
