Zgjedhjet Lokale në Shtip, LSDM: Kujdes maksimal për kategoritë e rënduara

05.12.2020 17:03

LSDM ka vazhduar fushaten elektorale....

LSDM ka vazhduar fushaten elektorale për zgjedhejt e parakohshme në Shtip. Kandidati për kreun e kësaj komune, Sashko Nikollov premtoi kujdes maksimal për të gjitha kategoritë e rënduara të qytetarëve.

“Gjatë kohës së krizës na është i nevojshëm solidariteti dhe kujdesi maksimal për kategoritë e rënduara të qytetarëve. Në atë drejtim do ta forcojmë bashkëpunimin me sektorin privat për donacione, të cilat do tu ndahen këtyre qytetarëve si dhe bashkëpunimin me Kryqin e Kuq dhe të gjithë vullnetarët të dorëzojnë ilaçe dhe detergjente për shtëpi për të gjithë shtipjanët të cilët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre” – deklaroi kandidati i LSDM-së për Komunën e Shtipit, Sashko Nikollov.