Shqipëri, 19 viktima, dhe 846 raste të reja me “Covid-19”

05.12.2020 19:13

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri....

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri  janë shënuar 19 viktima nga virusi

korona, ndërkohë ka pasur sërish një numër të larë infektimesh.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,  janë infektuar 846, ndërsa janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID.