Kosovë , 14 viktima dhe 560 raste të reja me “Covid-19”

05.12.2020 19:24

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, 14 pacientë kanë vdekur nga Covid 19 ndërsa janë regjistruar 560 raste të reja.

Numri i rasteve të reja del pas testimit të 1.620 mostrave. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej paraqitjes së pandemisë në muajin mars, e deri më 5 dhjetor janë regjistruar 42.377 raste me koronavirus. Prej tyre, 678 pacientë kanë vdekur dhe 27.821 janë shëruar. Raste aktive janë 13.469.