BE-Britani, s’ka kompromis, palët nuk dakordohen për marrëveshjen tregtare
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk kanë arritur...

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian nuk kanë arritur ende pajtueshmëri për marrëveshjen tregëtare.
Kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier, pas një vizite në Londër për gjashtë ditë pranoi veshtiresitë e kompromisit me homologun e tij në Mbretërinë e Bashkuar, David Frost, për të hartuar një pakt tregetar.
“Pas një jave negociatash intensive në Londër arritëm në përfundimin se kushtet për një marrëveshje nuk janë përmbushur, për këtë arsye ne vendosëm të bëjmë një pauzë.”, tha Barnier.
Ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, do të takohen të shtunën për të gjetur një zgjidhje për ngërçin e marrëveshjes pas Brexit.
Kanë mbetur edhe pak ditë derisa Britania madhe të largohet përfundimisht nga Bashkimi Europian.
Bisedimet për marrëveshjen tregëtare kanë ngecur në tre pika: të drejtat e peshkimit, rregullat për subvencionet shtetërore për biznesin si dhe rregullat për ruajtjen e çdo marrëveshjeje të mëparshme.
