Poposki: BE të marrë përgjegjësi për fillimin e negociatave

12.11.2014 11:28

Shefi i diplomacisë, Nikolla Popovski kërkon që vendet-anëtare të Bashkimit Evropian ta ndërmarrin përgjegjësinë lidhur me fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE, për shkak se tashmë gjashtë vite të njejtit duhej të fillonin........

Ky është mesazhi që ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, ua dërgoi bashkëbiseduesve të tij, deputetëve në parlamentin Evropian, me të cilët u takua në selinë e dhonës ligjdhënëse evropiane në Bruksel.

"Pas zgjedhjeve të fundit për Parlamentin Evropian dhe emërimin e Komisionit të ri Evropian, iu qasemi bisedimeve me të gjithë ata që do të vendosin në të ardhmen për dosjen e Maqedonisë dhe me deputetët e rinj në Europarlament, të cilët do të duhet të përgadisin Rezolutë për Maqedoninë, por edhe me bashkëbiseduesit e tanë në KE dhe posaçërisht me përfaqësues të vendeve-anëtare të BE-së, se në dhjetor, pikërisht vendet-anëtare marrin vendim në Samitin e Këshillit të Evropës", theksoi Poposki në deklaratë për MIA-n.

Sipas tij, për vendin është e rëndësishe, duke pasur parasysh atë që është në skenë një ekip i ri edhe në Europarlament dhe në Eurokomision, të theksohet fakti se Maqedonia gjashtë vite merr rekomandime për të cilat nuk veprohet.