NBA :Portland vazhdon marshimin

12.11.2014 11:31

Skuadra e Portlandit arriti të përmbyste një disavantazh të frikshëm prej 23 pikësh për të mposhtur më pas me rezultatin e ngushtë 102-100 Charlote Hornets......

Kjo ishte fitorja e katërt në 5 ndeshjet e fundit për Portlandin dhe një meritë të madhe në këtë sukses të radhës të formacionit të drejtuar nga trajneri Terry Stotts e kishte padyshim dyshja Damian Lillard-LaMarcus Aldrige pasi dy basketbollistët e Blazzers në këtë sfidë ishin thjeshtë të papërmbajtshëm.

Lillard realizoi 29 pikë 7 asist dhe 4 rebound në 38 minuta e 37 sekonda lojë duke qenë edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes ndërsa Aldrige shtoi 25 pikë 3 asist dhe 14 rebound duke ndihmuar Portlandin të koleksiononte suksesin e 5-të sezonal. Në ndeshjet e tjera të Nba kampionët e San Antonio Spurs i shkaktuan humbjen e dytë sezonale Golden State pasi i mposhtën këta të fundit me shifrat 113-100.

Memphis Grizzlies kaluan me rezultatin 107-102 Los Angeles Lakers. Kalifornianëve nuk u mjaftoi as paraqitja e mirë e Bryant që realizoi gjithsej 28 pikë. Një sukses me peshë arriti edhe skuadra e Dallas që mposhti në shtëpinë e saj 106-98 Sacramento Kings.